Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, Rihanna dhe A$AP Rocky nuk rezervohen aspak.

Krijuesja e “Fenty Beauty” dhe reperi ishin mjaft rehat me njëri-tjetrin ndërsa xhironin një video muzikore në Nju Jork që mendohet të jetë nga albumi i ri i Rihanna-s, “R9”. Çuditërisht edhe pse temperaturat në Nju Jork janë mbi 27 gradë Celsius, çifti ishte veshur për stinën e Vjeshtës.

Rihanna kishte zgjedhur pantallona të gjera në ngjyrë kafe, një kanatiere-korse lëkure dhe një pallto të gjatë lëkure me pellush. Ajo e plotësoi veshjen me një shall të verdhë koke dhe bizhuteri, ndërsa Rocky ishte i veshur i tëri në të zeza ku i binte në sy një unazë gjigande diamanti.

Megjithatë, asgjë nuk shkëlqeu më shumë se sa buzëqeshjet dhe afrimiteti mes tyre. Ata qëndruan gjithë kohës të kapur për dore ose duke u përqafuar. Rihanna nuk ka folur ende për lidhjen e tyre, por mesa duket nuk ka nevojë për fjalë pasi kimia mes saj dhe A$AP është mëse e dukshme./tvklan.al