Rihanna së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Twitter, Jack Dorsey, kanë mbledhur 4.2 milionë Dollarë për të ndihmuar personat të cilët bien pre e dhunës dhe abuzimeve.

Sipas mediave rozë, të ardhurat do të jepen nga  fondacioni i përbashkët ‘Clara Lionel’ i këngëtares 32-vjeçaredhe CEO-s së Twitter.

Dhurimi vjen pasi në Los Angelos mbi 90 njerëz raportojnë dhunën që ushtrohet mbi ata. Paratë do të mbulojnë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për 10 javë me radhë.

Masat e izolimit të koronavirusit tashmë kanë sjellë një rritje të abuzimeve dhe dhunës në familje në të gjithë botën.

Klan Plus