“Ndihem nervoze,por jam shumë e emocionuar”

Rihanna duket se e kanë kapur emocionet para shfaqjes së Super Bowl. Diva e muzikës u shpreh se ka filluar të ndihet e nervozuar pasi u emërua si këngëtarja kryesore e shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl të vitit të ardhshëm në Glendale, Arizona.

Rihanna duket se i dha fund pauzës së saj në muzikë dhe do të rikthehet fuqishëm që pas momentit kur postoi në Instagramin e saj një foto duke mbajtur një top të futbollit amerikan.

Sa i përket performancës së saj të shumëpritur, Rihanna ka deklaruar për “TMZ” se “ndihet nervoze,por shumë e emocionuar”. Rihanna zgjodhi të mos japë më shumë detaje në lidhje me atë që fansat mund të presin nga performanca, por pritet që asaj t’i bashkohen disa emra të njohur në skenë.

Në vitin 2018, krijuesja e hitit “Kiss it better” u përfol për të realizuar shfaqjen e pjesës së parë për Super Bowl në Atlanta. Sidoqoftë, ajo i hodhi poshtë thashethemet në atë kohë. Koncerti kryesor i Rihanna-s do të jetë i pari që do të sponsorizohet nga Apple Music.

Klan News