Këngëtarja e njohur Rihanna, së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri fotografik ku promovon linjën e re të “Savage X Fenty”.

Bëhet fjalë për një linjë të re të rrobave të banjës, ku Rihanna duket e mahnitshme në të brendshme neoni.

Këngëtarja nxorri në pah edhe format e saj trupore duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e fansave. Gjithashtu ato që ranë në sy ishin edhe tatuazhet në trupin e saj.

Për këtë set fotografik, Rihanna shfaqet me një grim të thjeshtë dhe flokët kaçurrela.

Rihanna filloi linjën ‘Savage X Fenty’ në vitin 2018 dhe gjatë këtyre dy viteve, suksesi për të ka qenë shumë i madh./tvklan.al