Mund të mos jetë duke sjellë hite të reja, ama paratë në llogarinë bankare të Rihanna-s shtohen dita ditës.

Dokumentari i cili tregon çdo gjë në lidhje më jetën profesionale si dhe personale të Rihanna-s tashmë i përket “Amazon”. Një prodhim, i cili ende nuk ka dalë në treg, madje as emri nuk i është zbuluar, ia ka dalë të shitet për 25 milionë dollarë.

Rreth 1200 orë xhirime, për këtë dokumentar po punohet prej vitesh, por vetëm para pak kohësh u bë publik. Fansat do të kenë mundësinë të shohin çdo gjë që ka ndodhur dhe vijon të ndodhë në jetë e 31-vjeçares, duke filluar që nga prapaskenat e ndryshme gjatë karrierës së saj, familjen dhe dashurinë.

E kthyer në një “businesswoman” tepër e suksesshme, duket se këngëtarja ia mori dorën këtij biznesi edhe nuk humbet asnjë mundësi për të fituar të ardhura edhe më shumë.

Klan Plus