Marrëdhënia babë dhe bijë, duket se për Rihannën nuk ekziston nëse bëhet fjalë për biznes. Këngëtarja e ka hedhur në gjyq të atin Ronald Fenty, me pretendimin se ka përdorur mbiemrin e tyre për të zgjeruar biznesin e tij “Fenty Entertainment”. Kompania merret me zbulimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive.

Ronald dhe ortaku i tij në biznes, kanë thënë se kanë lidhur kontratë me Rihanën. Shumë persona kanë rënë pre e mashtrimit, pasi dhe marka e kozmetikës se këngëtares mban emrin “Fenty”.

Ndërkohë Rihanna i ka kërkuar gjykatës që firma të heqë emrin e biznesit. Në padi thuhet se emri është ekskluzivitet i këngëtares në SHBA që nga viti 2012 dhe se firma e babait të saj po e përdor atë për përfitime financiare.

Klan Plus