E akuzonte për shfrytëzim të emrit në përfitim të kompanisë së tij

Rihanna vendosi të pushojë një çështje ligjore kundër të atit pak javë përpara se të takoheshin sërish në sallën e gjyqit.

Ylli i popit dhe miliarderja më e re e akuzoi të atin, Ronald Fenty për keqpërdorim të emrit të saj për përfitime të kompanisë së tij. Kjo pasoi me një padi të ngritur në vitin 2019 për marketing të rremë dhe cenim të privatësisë. Gjithashtu, ajo tha se ai ishte përpjekur të realizonte një turne për të pa miratimin e saj.

Çështja duhej të shtrohej në gjyq më 22 Shtator, por Rihanna vendosi ta mbyllte. Nuk ka ende një arsye zyrtare, ndonëse sipas mediave të huaja, gjasat janë arritja e një marrëveshjeje jashtë gjykatës./tvklan.al