Këngëtarja e njohur, Rihanna, gjithmonë ka qenë në qendër të mediave. Prej kohësh përflitej për një romancë të re të këngëtares, por ajo ishte munduar që të mbante gjithçka larg kamerave.

Së fundmi ajo është kapur nga paparacët duke lëvizur në rrugët e New York me të dashurin e ri.

Rihanna dhe ASAP Rocky shihen bashkë teksa ecin në rrugë të maskuar, por nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacëve.

Revista “People” pak ditë më parë ka raportuar se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri./tvklan.al