Dokumentari do të shfaqë jetën e saj private dhe profesionale

Pas gjashtë vitesh mungesë Rihanna duket se është rikthyer fuqishëm.

Fansat e saj, duhet të bëhen gati për emocionet e reja që ajo do të dhurojë për ta, pasi shumë shpejt do të ketë një dokumentar kushtuar jetës së saj ku në fokus do të jetë performanca e ardhshme në “Super Boël”.Artistja ka nënshkruar një kontratë me Apple TV+  për të realizuar dokumentarin.

Ajo do të performojë koncertin më të madh të jetës së saj më 12 shkurt dhe sigurisht kamerat do të jenë aty në prapaskenë për të kapur gjithcka.

“ Super Boël është një nga, nëse jo, skenat më të mëdha në botë, kështu që shfaqja e saj do të ishte gjithmonë e madhe. Shto në krye të kësaj është një rikthim live dhe presioni është i jashtëzakonshëm.Ajo dëshiron që bota të kujtojë pse është një nga interpretueset më të mëdha të të gjitha kohërave.”-thotë një burim për britaniken The Sun.

Ngjarja sportive në SHBA do të zhvillohet në Stadiumin State Farm me kapacitet 63,000 persona në  Arizona.

Në skenë pritet të ngjiten edhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës si  Dr Dre , Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Eminem, Mary J Blige dhe 50 Cent.

Klan News