Jep lajmin që prisnin fansat, se shpejti publikon edhe albumin “R9”

Fansat e Rihannas janë duke pritur për një kohë të gjatë  për këngë të reja nga artistja e cila ka pesë vjet që ka bërë pauzë  në këtë drejtim. Një raport i publikuar së fundmi thekson se albumi i nëntë i Rihannas , i titulluar “R9” do të vijë më në fund, ndonëse nuk janë dhënë detaje lidhur me të.

Këngëtarja 33-vjeçare nga Barbadosi vazhdon të mbajë në pritje fansat e saj, edhe pse vitin e kaluar  kishte bërë të ditur se është duke punuar shumë që të sjellë hite të reja. Sipas raportimeve të mediave , Rihanna tanimë jo vetëm që po incizon  këngë të reja por është duke punuar edhe për një videoklip të ri.

“Rihanna do sjellë këngë të reja dhe albumi i saj i nëntë vjen së shpejti. Pandemia i ka ngadalësuar shumë gjëra”, ka thënë për The Sun një burim i afërt me këngëtaren. Albumi i fundit i Rihannas ishte “ANTI” i publikuar në vitin 2016.

Klan News