Mëngjes me havjar të zi në shtratin e një hoteli, i shërbyer në një tabaka argjendi, ndërsa ajo është e veshur me një bluzë me kapuç, syze të zeza dielli dhe flokë të bëra gërsheta. Rehatshëm, por mbuluar në luks, Rihanna padyshim di si t’i krijojë njerëzve një ndjesi të dyfishtë.

Si u zgjova pasi ‘Fenty Pafum’ u shit totalisht!”, shkroi miliarderja më e re në foto, pasi fragranca e saj u shit në orët e para të lançimit, duke i shtuar sërish numra llogarisë së saj.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Rihanna di si të bëjë një fushatë marketingu të suksesshme. Prej vitesh, përflitej lart e poshtë se ylli i popit ishte një nga të famshmit që mbante aromë të mirë, edhe pas koncerteve të saj të lodhshme. Këtë madje shumë të famshëm e konfirmonin në intervista apo postime, shpesh edhe fansa që e takonin. Kështu që ajo krijoi një video të të gjitha këtyre, ku në fillim shfaqet dikush duke lexuar pyetjen: “Cila është aroma jote e parapëlqyer?” dhe ai përgjigjet “Rihanna”. “Thjesht po them”, shkroi RiRi përkrah videos.

Kaq mjaftoi që parfumi i saj të shitej në kohë rekord, pasi fansat ishin në pritje të parfumit simbolik të idhullit të tyre. Ndoshta nuk kanë pasurinë e saj miliarda dollarëshe, por të paktën do të mbajnë të njëjtën aromë si Rihanna./tvklan.al