Pak ditë më parë, kur Rihanna u shpall heroinë kombëtare në inaugurimin e Barbadosit si republikë, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme që ajo është shtatzënë.

E gjithë kjo u shkaktua nga disa fotografi të shkrepura gjatë ceremonisë. Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara, duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen.

Por nuk ka munguar as reagimi i artistes me famë botërore në lidhje me thashethemet e fundit. Ajo i është përgjigjur një mesazhi të një ndjekëse në Instagram, mesazh ky që është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale. Vetë artistja ka kthyer këtë përgjigje: “Haaa! Stop ! Ju nuk keni ardhur në 10 baby shower-et e para!’’

Ajo vazhdon duke thënë se thashethemi në lidhje me shtatzëninë përsëritet çdo vit. Rihanna aktualisht është në një lidhje me reperin e njohur 33-vjeçar, A$AP Rocky. Romanca e tyre është përfolur shpesh në media. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi i njohur ka shumë dëshirë që mes tyre të zyrtarizohet lidhja e tyre dashurore.

Klan News