Rama: Sot shpërndahen dekorata në emër të tij

Në përvjetorin e Lindjes së At Gjergj Fishtës, ka rihapur dyert shtëpia e rindërtuar e tij, në fshatin Fishtë të Lezhës. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e banesës së re.

Kreu i qeverisë është i bindur se kjo shtëpi, do të jetë një destinacion turistik.

“E gjithë zona i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në një destinacion të hatashëm, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt”.

Rama nuk la pa shigjetuar edhe dekoratat që jep Presidenti Meta.

“Fatkeqësisht gjerat për Fishtën nuk shkuan mirë as kur ndryshoi regjimi. Emri i tij u përdor si këto dekoratat që shpërndahen sot, që janë dekorata për ata  që ja japin vetes, për t’i dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët”, tha Rama.

Shtëpia e Gjergj Fishtës është një kullë 2-katëshe, ku është ruajtur orgjinaliteti, nga dyert tek muret. Në dhomat e banesës janë ekspozuar veprat e tij.

Tv Klan