Fermerëve dhe sipërmarrësve të interesuar për të përfituar financim në masën 50 përqind për investime në agroturizëm dhe bujtina u ofrohet një shans i dytë. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka rihapur aplikimet e reja, në të cilat reflektohen edhe ndryshimet e bëra së fundmi për këto masa nga Ministria e Bujqësisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca thotë se për agroturizmin janë vënë në dispozicion 122 milionë Lekë.

“Janë vënë në dispozicion 122 milionë Lekë, priten të shpallen fitues 12 aplikantë, për bujtinat janë vënë në dispozicion 32 milionë Lekë dhe është parashikuar të mbështeten 22 aplikantë”.

Mbështetja do të vijë për ato projekte që ruajnë identitetin e zonave, nxisin zhvillimin rural, agroturizmin për një qëllim final, siç është ai i tërheqjes së vizitorëve.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve bashkë me dosjen dhe dokumentacionin përkatës është data 15 Korrik 2018.

Tv Klan