Ka filluar normalisht punën Aeroporti i Prishtinës pas incidentit të ndodhur një ditë më parë.

Në një njoftim zyrtar për media, thuhet se në orën 16:00 është rihapur Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,”Adem Jashari” dhe se të gjitha operimet kanë filluar të zhvillohen normalisht.

Aeroporti u mbyll përkohësisht pas incidentit të ndodhur ditën e hënë, kur një avion i linjës Turkish Airlines doli nga pista.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin./tvklan.al