Balerinët përgatiten për shfaqjen javën e ardhshme, vitin e shkuar performuan nga shtëpitë

Balerina e Royal Ballet në Britaninë e Madhe Anna Rose O’Sullivan performoi për herë të fundit për publikun londinez në Dhjetor. 

Ajo luajti në një pjesë të vogël të shfaqjeve dhe duhej të debutonte si Sugar Plum Fairy kur pandemia COVID-19 mbylli vendet e argëtimit. Pra, kur kompania më e madhe e baletit në Britani hap përsëri dyert javën e ardhshme, 27-vjeçarja thotë se mezi pret të sjellë përsëri gëzim për audiencat.

Pas pesë muajsh, Baleti Mbretëror mirëpret përsëri audiencat në Shtëpinë e Operës Mbretërore me shfaqjen “Koreografët e Shekullit 21”.

Masat e bllokimit detyruan mbylljen e vendeve të artit skenik në Britani në mars 2020. Një lehtësim i kufizimeve drejt fundit të vitit lejoi një rihapje të shkurtër përpara se një tjetër bllokim të hynte në fuqi përsëri.

Vendet e argëtimit tanimë në Angli mund të hapen përsëri, por me distancën sociale dhe masat mbrojtëse të vendosura. Sipas asaj që raporton Reuters shitjet e biletave për disa shfaqje po shkojnë shumë mirë, por njerëzit edhe pse të vaksinuar janë pak skeptikë dhe të pasigurtë për t’i frekuentuar sërisht këto vende për shkak edhe të përhapjes së varianteve të reja Covid-19.

Klan News