Ambasada amerikane u vu në flakë katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mitingu i madh për të shprehur pakënaqësinë përfundoi në kaos dhe përleshje.

Dhjetë vjet më vonë një gjykatë e Beogradit ka arritur deri në fund të procesit kundër shtatë të akuzuarve si ideatorë. Hetimet ishin bërë katër vjet pas ngjarjeve në rrugën e ambasadave. Kjo çështje i është përmendur Serbisë si pengesë në marrëdhëniet Beograd-Uashington. Ambasada nuk ka kërkuar dëmshpërblim, por vetëm drejtësi.

Mbrojtja e të pandehurve kërkon lirimin pasi thonë se në këtë rast duheshin akuzuar të gjithë demonstruesit.

Zelimir Cabrilo, Avokat

Prokuroria nuk ka asnjë dëshmi. Nuk ka dëshmi as kundër këtyre të rinjëve, por as kundër të gjithë atyre protestuesve. Andaj nga të gjitha dëshmitë, nëse nuk ka presion politik, I logjikshëm është vetëm lirimi i tyre.

Aktgjykimi pritet të shpallet pas dhjetë ditësh. Prokuroria ka akuzuar, në një proces të ndarë, edhe pesë zyrtarë policorë pasi dyshohet se kanë dhënë urdhër për largimin e policëve që ruanin ambasadën dhe lejimin e sulmit.

Gjatë këtyre ngjarjeve i vdekur ka ngelur edhe një serb i ri që ishte futur brenda kur ambasada mori flakë.

Tv Klan