Janë luajtur sot ndeshjet e para të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, duke dhuruar surpriza të mëdha

Supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë perfundoi me triumfin e Teutës , me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar ngaDejvi Bregu në minutën e 25-të. Pas kësaj fitore, durrsakët  ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, 1pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë, të cilët duket se kanë hyrë në nje krizë nga e cila nuk po dalin dot.

Ndërsa Laçi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Kukësit. Goli i fitores për kurbinasit erdhi nga 11-metërshi me polemika ku Lushkja u tregua i saktë.

Pas këtij triumfi, Laçi rënditet në vendin e 3 në kuotën e 40 pikëve po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Kukësi në vendin e 6 në kuotën e 30 pikëve.

Ndërsa në takimet e tjera, kampionët në fuqi, Tirana bindi 2-0 ndaj Bylisit, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Golin e sigurisë në pjesën e dytë e shënoi Ismajgeci në minutën e 75-të. Tirana tashmë afrohet me zonën evropiane, por kjo do të varet edhe nga takimet e rivalëve.

Partizani humbi një rast të mirë për tu afruar me Vllazninë kryesuese. Të kuqtë barazuan 1-1 në transfertën e Fierit përballë Apolonisë, duke qëndruar 2 pikë pas shkodranëve.

 Surpriza erdhi nga Kastrioti, që mposhti minimalisht 1-0 Skënderbeun. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Devid në minutën e 50-të.

Klan News