Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola 0-0 në transfertën e Sevijas, duke komplikuar shumë pozitat e saj në krye të tabelës.

Pavarësisht rasteve të shumta, Messi me shokë nuk arritën të konkretizonin, duke mbetur në +3 nga Reali ndjekës.

“Ndoshta ajo që ndjejmë aktualisht nuk është pozitive, por jam i sigurtë që do ta kthejmë gjithçka në forcë. Realiteti është se nuk varet më nga ne, por kjo mund të ndryshojë. Nuk është se jam i kënaqur me marrjen e një pike, por jam i bindur se Reali nuk do i fitojë të gjithë ndeshjet dhe për këtë duhet të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi tek ndeshjet tona”.

Pesimist për barazimin në “Ramon Sanchex Pizhuan” u shpreh qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pike, që ndër të tjera tha se fitimi i kampionatit do të jetë mjaft i vështirë për shkak se Reali i Zidane është fare pranë dhe nuk do të humbasë pikë në rrugën drejt trofeut.

Pas 30 javësh kampionat, Barcelona numëron 65 pikë, i distancuar me 3 pikë nga Los Blancos që kanë edhe një takim për të rikuperuar, pikërisht atë ndaj Real Sociedad që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës.

Klan Plus