United thyen City-n, ngjitet Tottenham

Derbi i Manchester-it i takon United. Djajtë e kuq kaluan pastër në transfertë 2-0, Manchester City-in, i cili pëson humbjen e parë pas 28 ndeshjeve.

Pas 60 sekondave lojë, Martial rrëzohet në zonë dhe Junajtid fiton penallti. Nga pika e bardhë nuk gabon Bruno Fernandes, që kalon në avantazh skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe fraksioni i dytë nisi me gol për djajtë. Kombinim perfekt mes Luka Shaw dhe Rashford, me mbrojtësin që siglon rezultatin përfundimtar në 2-0.

Kur kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë, Manchester City i vendit të parë numëron 11 pikë më shumë se rivalët e United.

Fitore komode mori Tottenham Hotspur, 4-1 në shtëpi përballë Cristal Palas. Të besuarit e Jose Mourinho ishin thjeshtë të papërmbajtshëm në fushën e blertë, me Bajl që shënoi pas 25 minutash lojë. Palase reagoi, gjithsesi, Bale riktheu sërish në avantazh “gjelat”.

Harri Kejn me dopietën e tij vulosi rezultatin në 4-1, për të regjistruar fitoren e tretë radhazi për londinezët, që tashmë afrohen me zonën Champions. Ndërkaq, Liverpool vijoi ecurinë negative në kampionat.

Kampionët e Anglisë u mposhtën këtë herë nga Fulham me rezultatin 1-0 dhe distanca me kreun shkon në 22-pikë.  

Klan News