Rihapet “La Scala” për artdashësit


Rihapet “La Scala” për artdashësit

22:40 11/05/2021

Rreth 500 njerëz e ndoqën koncertin që vjen në kuadër të 75-vjetorit të hapjes së operas

Teatri i operas La Scala i Italisë hapi dyert për një audiencë të kufizuar duke rritur shpresat për një rifillim gradual të jetës kulturore të Milanos pas një mbylljeje gati shtatë-mujore për shkak të pandemisë COVID-19.

Artistët me maska, të drejtuar nga drejtori i brendshëm i muzikës Riccardo Chailly interpretuan arie nga Giuseppe Verdi, Richard Wagner dhe kompozitorë të tjerë të njohur në një auditor me rreth 500 njerëz që e shijuan koncertin nga dhomëzat përreth.

Koncerti shënoi gjithashtu 75-vjetorin e rihapjes së shtëpisë së operës në Milano pas bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore. Me rastet e COVID-19 dhe vdekjet në rënie, Italia po vlerëson lehtësimin e masave të bllokimit dhe planet për të hequr kufizimet e karantinës për udhëtarët që vijnë nga vendet evropiane, Britania dhe Izraeli që nga mesi i muajit maj.

Italia mbylli teatrot dhe sallat e saj të koncerteve tetorin e kaluar për të përmbajtur një shpërthim të pandemisë. Baret , kafenetë, restorantet, kinematë dhe teatrot u rihapën pjesërisht në shumicën e rajoneve më 26 Prill.

Me përmirësimin e situatës gradualisht në rajonin verior të Lombardisë përreth Milanos, një nga zonat e Italisë më të goditura nga pandemia, La Scala pritet të zbulojë sezonin e saj të ri këtë muaj. Biletat për shfaqjet janë shitur.

Klan News








Të ngjashme