Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë drejt rihapjes së ekonomive për disa shtete.

Megjithatë specialisti numër 1 për sëmundjet infektive atje, Anthony Fauci, tha se edhe pse vendi mund të nisë rihapjen e ngadaltë të ekonomisë, kjo nuk do të thotë që “loja ka mbaruar”.

Gjatë një konference për shtyp, Fauci bëri të ditur se për çdo fazë ka protokolle për të garantuar sigurisë.

Me këtë eksperti amerikan bëri të ditur se gjërat mund të mos shkojnë plotësisht në normalitet.

“Nuk ka rëndësi në çfarë faze je. Janë disa gjëra thelbësore që kemi bërë dhe situata nuk është e njëjtë si në Shtator dhe Dhjetor. Vendosini çfarë emri të doni, normaliteti i ri nëse doni, por edhe nëse jeni në fazën 1, 2 ose 3 nuk do të thotë që “loja ka mbaruar”. Do të gjejmë një mënyrë që të mbrojmë veten”, tha Fauci.

Eksperti renditi rëndësinë e masave që të parandalojnë përhapjen e virusit derisa të dalë një vaksinë.  

Trump tha të premten se disa vende që nuk po vuajnë nga shpërthimi i koronavirusit mund të hapin bizneset./tvklan.al