Rikonstruksioni i godinës së Fakultetit Gjeologjik

Rikonstruksioni i godinës së Fakultetit Gjeologjik

16:09 19/07/2019

Balluku: Kompanitë minerare të japin kontribut në “fondin e solidaritetit”

Godina e Fakultetit Gjeologjik do të nisë rikonstruksion përmes donacioneve që do të japin bizneset që punojnë në fushën e minierave.

Nisma është marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas zgjidhjes së çështjes së pronësisë që kishte prej vitesh toka ku është ngritur fakulteti.

Në një takim me kompanitë minerare që operojnë në vendin tonë dhe drejtues të fakultetit, ministrja Belinda Balluku ftoi çdo firmë që të japë kontributin në “Fondin e Solidaritetit”, duke parë me vizion nga e ardhmja.

Kompanitë u shprehën të gatshme që të japin donacionin e tyre jo vetëm si një përgjegjësi sociale, por dhe si një investim për përmirësimin e biznesit me staf më të kualifikuar.

Drejtuesit e Fakultetit thanë se rikonstruksioni i godinës dhe pajisja me mjetet e fundit laboratorike do të ndihmojë në një aftësim më të madh profesional për studentët, i cili do t’u kthehet pas kompanive që po japin kontribut në këtë nismë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT