Rikonstruktohen 7 rrugë në Sauk

Rikonstruktohen 7 rrugë në Sauk

17:45 22/05/2020

Veliaj: Vijojmë investimet në çdo lagje

7 rrugë të një blloku banimi në Sauk janë rikonstruktuar për t’i përshtatur me të gjitha parametrat. Punimet u inspektuan nga Kryebashkiaku Veliaj, i cili kërkoi nga banorët ta mirëmbajnë investimin, ndërsa theksoi se punimet do të shtrihen në çdo lagje.

“Kërkesat për banorët janë këto: Nëse do i përgjigjemi siç i jemi përgjigjur me kanalizime, ujëra të bardha, ujëra të zeza, me trotuar, me gjelbërim, me asfalt, me ndriçimin LED, ata duhet të na përgjigjen vetëm për një gjë: ta mirëmbajnë! Do vendosim edhe koshat e rinj. Një qytet i cili është zgjedhur Qyteti Evropian i Rinisë në 2022 dhe që po del në lajme ndërkombëtare për risitë që sjell, qoftë për korsitë e biçikletave, qoftë si qytet miqësor ndaj fëmijëve, për shkollat e reja, ndërtimet pas tërmetit, por për ndërtimet ikonë siç do të jetë Teatri i Ri apo Piramida, duhet të jetë edhe një qytet i pastër. Nuk mund të jetë qytet i pastër vetëm në qendër, ndaj duhet të jetë qytet i pastër edhe në periferi”.

Projekti i 100 lagjeve të kryeqytetit mbetet fokusi i investimeve të Bashkisë së Tiranës.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo