Palestra dhe ambientet sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër janë rikonstruktuar nëpërmjet një investimi të Ministrisë së Arsimit.

Në këto terrene të reja sportive, organizohen edhe ndeshjet sportive mes ekipeve të qarkut të Gjirokastrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e këtyre ambienteve të reja sportive.

“Terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë, duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

/tvklan.al