Rikonstruktohen dy godina të tjera në “Qytetin Studenti”

Posta

Rikonstruktohen dy godina të tjera në “Qytetin Studenti”

15:54 14/10/2019

Veliaj: Rinisim shpërndarjen e kartës së studentit

Studentët që janë akomoduar në godinat 24-25 në “Qytetin Studenti”, këtë vit do të kenë kushte më të mira jetese. Bashkia e Tiranes ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të tyre ndërsa po punohet në dy godina të tjera.

Erion Veliaj: “Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t’u themi “Mirë se erdhët në Tiranë” gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë”.

Veliaj e konsideroi përmirësimin e kushteve në konvikte, premtim të mbajtur nga ai dhe kryeministri Rama, për studentët në vijim të plotësimit të pikave të Paktit për Universitetin.

Erion Veliaj “Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj”.

Godinat nr. 24 dhe 25 janë ndërtuar që në vitet 1989-1990 dhe kishte më shumë se 30 vite ku nuk ishte ndërhyrë.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT