Puna për rikonstruksionin e godinave të Inxhinierisë së Ndërtimit, tek 21 Dhjetori ka përfunduar.

Kjo është pamja e godinave nga jashtë e postuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Veliaj.

Me anë të postimit të tij, Veliaj ka njoftuar se ka përfunduar puna për 4 godinat në rezidencën numër dy të studentëve, ndërsa në Janar do të nis rikonstruksioni i 8 godinave në Qytetin Studenti, për tu pasuar me ndërhyrjen në 21 godinat e tjera përgjatë verës.

Projekti i rikonstruksionit të godinave është një bashkëfinancim me qeverinë gjermane.

Tv Klan