Krahas ndërtimit të shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me rikonstruksionin e shkollave aktuale. 

Puna po vijon me ritme të larta për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në qendër të Njësisë Administrative Ndroq.

Afati i përfundimit të punimeve në këtë shkollë është muaji Nëntor, megjithatë pritet të jetë gati ditën e parë të shkollës. Puna e Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë verës për infrastrukturë më të mirë dhe shkolla e kopshte të rinovuara. /tvklan.al