Si pjesë e programit kombëtar që synon ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore, Poliklinika Nr 10 në Tiranë i është nënshtruar rikonstruktimit total. Kjo qendër është më e madhe në kryeqytet dhe ofron shërbim për afro 80 mijë banorë të zonës së Alliasit.

Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë inspektuan ambientet e reja të kësaj qendre, e cila është pajisur dhe me aparatura të reja mjekësore. Kjo qendër shëndetësore, si dhe 4 të tjera në kryeqytet ofrojnë dhe shërbim 24 orësh, si qendra pediatrike.

Gjate 2018-s u rindërtuan 80 qendra shëndetësore. Faza e dytë nis këtë vit dhe parashikon ndërhyrjen për 100 qendra të tjera.

Tv Klan