Rikonstruktohet shkolla “Beqir Çela”

Rikonstruktohet shkolla “Beqir Çela”

20:35 10/09/2019

Rama: Arsimi profesional alternativa më e mirë për tregun e punës

1600 nxënësit që do të zgjedhin shkollën e mesme profesionale  “Beqir Çela” në Shkozet, do të mësojnë në mjedise të reja. Shkollën e rikontruktuar e vizitoi edhe Kryeministri Edi Rama, që arsimin profesional e cilëson si alternativën më të mirë për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Nga drejtuesit vihet re se shkollat profesionale po synohen kryesisht nga nxënës me mesatare të lartë. 

 “Në tre vitet e fundit ka patur një rritje nga 1400 nxënës, në 1616 vitin e kaluar.”

 “Edhe në Tiranë kemi shkolla ku nota mesatare në hyrje ka vajtur në 9,6. Disa të tjera si hoteleri turizmi, mesatarja ka shkuar në 8,5.’

Krahas godinës së re kanë nisur punimet edhe për rikonstruksionin e godinës ekzistuese, si dhe konviktin e shkollës.

Tv Klan

Të ngjashme