Në fundin e muajit janar parashikohen të përfundojnë punimet për rikonstruksionin e godinës qëndrore të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të cilat janë filluar në dhjetor dhe janë mundësuar në sajë të një fondi prej 17 milionë lekë të akorduara nga Ministria e Arsimit.

Sipas rektores Teuta Dilo deri më sot ka përfunduar puna më e madhe e cila siguron kryerjen normale të mesimit në auditoret e univesitetit pasi klasat tashmë janë të kompletuara me dyer dhe dritare. Më e rëndësishme sipas saj është se pas shkatërrimit që pësoi shkolla gjatë vitit 1997 brenda pak kohësh ata kanë arritur t’u sigurojnë studentëve ambiente tepër komode dhe bashkëkohore./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe