Mbrëmjen e sotme në ‘Prime’ është bërë rikrijimi i çifteve. Love Island Albania po transmetohet ‘LIVE’ në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Rikrijimi i çifteve është një nga momentet më të rëndësishme.
Erato, ‘bombshell’ i ri i vilës së dashurisë ka të drejtë të zgjedhin i pari vajzën që dëshiron të bëhet çift, ai zgjodhi Xhoanën.
Sonte zgjedhin vajzat dhe përzgjedhja vijon si më poshtë:
Xhesika: Zgjedh të bëhem çift me Everaldon.
Aisha: Zgjedh të bëhem çift me Arlindin
Sofiela: Djalin që pëlqej vërtet është Denisi.
Ueda: Unë dua të bëhem çift me Aleksandros.
Amadea: Dua të bëhem çift me Haris.
Ilda: Zgjedh të bëhem çift me Stivin.
Ndërkohë që për të parë se si kanë qenë çift ishullorët e Love Island Albbania javën e kaluar klikoni linkun këtu./ Love Island Albania