Sulmuesit të gatshëm për Izraelin

Janë rikthyer dhe duken në formë. Sulmuesit Armando Broja dhe Myrto Uzuni do të jenë të gatshëm për kombëtaren në ndeshjen e së premtes ndaj Izraelit.

“Unë them që luaj më mirë si titullar. Po ai është vendim i trajnerit. Por, çfarë bën ai, duhet ta dëgjoj. S’kam presion kur luaj futboll. Jam i ri, por futbolli është gjëja më e bukur për mua. S’është e vështirë. Kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin kur futem në fushë”.

Uzuni është një nga futbollistët që e dëshiron më shumë vendin e titullarit. Mungesa e golave në kombëtare ka qënë faktor presioni mbi sulmuesin që pati një sezon mjaft të mirë tek Ferencevarosh.

Duhet bërë gjithçka që duhet që Kombëtarja të fitojë, edhe pse barazuam me Islandën jemi ende në garë për vendin e pare nëse marrim maksimumin në ndeshjet e tjera. Presioni është gjithmonë, nëse ai mungon loja nuk behet e bukur, Izraeli më lart se Islanda. Fitorja objektivi i vetëm sepse na duhet për kualifikimin”.

Ndaj Izraelit luhet të premten në 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

Tv Klan