Rikthehen debatet brenda Akademisë së Shkencave
Shkak nisma për heqjen e kufizimit të mandateve për kryetarin
Akademia e Shkencave mblodhi sot të gjithë anëtarët për të shpalosur buxhetin dhe projektet për vitin 2023, por debat krijoi një tjetër çështje, një projektligj i dërguar në kuvend për ndryshimin e një pike në ligjin e 2019-ës, që ndalonte rikandidimin e drejtuesit aktual për dy mandate radhazi.
Heqja e togfjalëshit “radhazi”, në propozimin e një grupi deputetësh të PS, ka rindezur një debat të vjetër në Akademi, që drejtimi mos bëhet nga i njëjti person, si në të shkuarën por të ketë rrotacion.
Por pyetjes nëse dëshiron një tjetër mandat, kryetari aktual Skënder Gjinushi i përgjigjet:
Në prioritet e 2023, Gjinushi nuk la pa përmendur as bashkimin me institutet që dikur i kishte në një çati dhe veçanërisht me Akademinë e Albanologjisë, një dëshirë e shprehur më herët por e kundërshtuar nga shumë studiues.
Në listën e prioriteteve këtë vit krahas projekteve madhore albanologjike do te jenë edhe veprimtaritë shkencore, me një buxhet prej 189 milionë Lekë.
Tv Klan