Disa ditë nuk janë aspak të zakonshme në rrjetin më të madh të shitjes së elektroshtëpiakëve dhe pajisjeve elektronike në Neptun. Këto ditë festash sjellin surpriza dhe oferta në të gjitha produktet për të plotësuar çdo nevojë dhe dëshirë të konsumatorit shqiptar.

“Njerëz të ndryshëm besojnë në shenja të ndryshme që tregojnë fatin. Disa shikojnë filxhanin e disa yjet e horoskopin. Kurse në Neptun fatin e krijojmë ne dhe e sjellim edhe për të gjithë konsumatorët tanë. E themi këtë pasi duke filluar nga sot sjellim ulje aq të mëdha sa do të ndiheni vërtetë me fat”, thotë Izabela Zaçe, zv/menaxhere e departamentit të marketingut.

Në këto ditë ofertash, është koha e duhur për të rinovuar produktet e shtëpisë tuaj, që nga televizorët smart apo pajisje të tjera elektroshtëpiake.

“Zgjedhja është e juaja, ekran 50“ apo 65“. Ne sjellim ulje të pabesueshme për keta dy modele të televizorit LG vetëm gjatë ditëve me fat“, shprehet punonjësja e Neptun.

“Po kërkoni teknologjinë më të fundit? Atë eksperiencën si në kinema? Epo ju po kërkoni një televizor OLED. Hajde! Merre me cmimin më të mirë vetëm gjatë ditëve me fat“, shprehet punonjësja e Neptun.

Është fat kur merr edhe ulje dhe dhuratë prandaj kosumatorët në Neptun do të kenë mundësi që t‘i zbulojnë vetë modelet që japin dyfish përfitim. 30 dyqane në të gjithë vendin po bëhen gati për të pritur fluksin më të lartë të konsumatorëve në këto ditë festash.

“Shëno ditët 18-19-20 Prill dhe hajde! Të presim në çdo dyqan Neptun dhe online ne neptun.al”, shprehet Zaçe.

Tv Klan