Teuta shpreson te kualifikimi në Play Off ndaj Shamrock, shanse të pakta për Laçin kundër Anderlecht

Emocionet e Conference League për futbollin shqiptar rikthehen në mbrëmjen e sotme. Teuta beson se do ta përmbysë humbjen me rezultatin 1-0 në transfertë kundër ekipit të Shamrok Rovers dhe do të kualifikohet për në raundin e play off-it.

Kampionët e Shqipërisë përballen me rivalët irlandezë në mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.

Situata në ekipin durrsak është mjaft e mirë. Mungesa e vetme për trajnerin Edi Martini është Lorenco Vila, i cili vazhdon që të rekuperohet.

Albano Aleksi e kreu pezullimin për shkak të kartonëve, ndërkohë që është rikuperuar plotësisht protagonisti i kualifikimit të kampionëve të Shqipërisë në Andorrë ndaj Inter Eskaldes, sulmuesi Sebino Plaku. Nëse durrsakët kualifikohen, rivali i radhës do të jetë ekipi estonez i Flora Talin.

Edhe Laçi do të ndeshet në po të njëjtin orar, por sfida me Anderlehtin do të luhet në tranfertë. Bardhezinjtë u mundën në takimin e parë në Shqipëri me rezultatin 3-0 dhe dhe kualfikimi për ta do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.

Në play off, fituesi i çiftit Anderleht-Laçi do të përballet me fituesin e çiftit Viteshe –Dundalk.

Klan News