Franca, Spanja, Greqia  por edhe Italia në 24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të dukshme në rasteve të reja të koronavirusit, duke nxitur frikën e një sulmi të dytë të infeksionit. Franca shtoi edhe 1.695 raste të reja brenda 24 orëve, numri i saj më i lartë i infeksioneve të koronavirusit ditor në më shumë se dy muaj, duke shkuar në total 228.576.

Në Spanjë, pati 1,772 të infektuar  të rinj gjatë një periudhe 24 orëshe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vendit në 305.767. Infeksioni po pëson rritje edhe në Italinë fqinje.

Të dhënat e Ministrit të Shëndetësisë në 24 orët e fundit tregojnë për 384 raste të reja aktive me Covid-19, ndërsa një ditë më parë ishin 190 raste. Edhe pse kjo shifër mund të duket e papërfillshme me rastet ditor në periudhën e Marsit dhe Prillit ku Italia ka patur mbi 50 mijë raste ditore, autoritetet janë alarmuar nga ritmi i rritjes, duke ngjallur frikën për një shpërthim të dytë.

Ditën e djeshme edhe vdekjet kanë pësuar rritje në Itali, pasi nga 5 që ishin në ditët e mëparshme dje janë shënuar 10 viktima, duke shkuar në 35 118 viktima, që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që edhe në Greqi, 124 raste shtesë u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 4 973.

Rastet e koronavirusit kanë ardhur duke u rritur në vendet që filluan të lehtësojnë kufizimet e bllokimit. Ndërsa qeveritë përpiqen të lehtësojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia, masat për distancim sociale të krijuara për të frenuar virusin janë duke u bërë më të vështira për t’u zbatuar në mbarë globin.

Klan Plus