Në 7 komuna do të ndalohet qarkullimi gjatë natës

Situata me pandeminë në Kosovë paraqitet e rëndë. Vetë kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë tejet pesimiste.

Është bërë riorganizimi, e kemi 838 numrin e shtretërve. Edhe numri me qasje ne oksigjen është rritur. 626 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe spitale”.

Ai ka prezantuar masat e reja ku pritet që nga e premtja në shtatë komuna të Kosovës të cilat janë në zonën e kuqe pas orës 19:00 do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve ndërsa aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Në komunat në zonën e verdhë që janë me rrezik mesatar, operatorët ekonomik do të punojnë deri në orën 18:00, përfshirë edhe gastronominë pas kësaj ore vlen shërbimi merr me vete. Në komunat me rrezik të ulët veprimtaria e operatorëve ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Do të jenë masa ekstreme. Në qoftë ndonjë biznes ose institucion, nuk i respekton masat do të ketë mbyllje totale për atë biznes së paku për tre muaj”.

PDK në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngrirë aktiviteteve në Kuvend këtë javë pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale. Ndërkohë në mungesë kuorumi nuk ka arritur të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike. Fajin për këtë LDK e ka hedhur të opozita dhe Lista Serbe.

Tv Klan