Nuk e ka kaluar ende shokun e grabitjes me armë në mes të Vlorës. Ishte në këtë furgon bashkë më të tjerë udhëtarë që zbritën nga trageti i  linjës Vlorë Brindizi rreth orës 9 të paradites, kur persona të maskuar u dolën përpara me makina dhe nën kërcënimin e armëve u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Autorët mendohet të kenë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh nga pasagjerët. Një prej grabitësve, Armand Kuqi 29 vjeç nga Mamurrasi u vu në pranga dhe po mbahet në komisariatin e Vlorës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar dy automjete që u braktisën nga autorët në afërsi të fshatit Panaja si dhe armët që u përdorën për të kryer grabitjen. Furgoni i përkiste një agjencie që bënte linjën Brindizi- Firence-Vlorë.

Tv Klan