Do të rifillojë seriali, por Kourtney nuk i bashkohet show-t

“Keeping up with the Kardashians” është në realizimin e një sezoni të ri. Dyshja Kim dhe Khloe janë parë së bashku teksa xhirojnë për videot e reja dhe look-u i tyre i ditës sërish tërhoqi vëmendje.

E veshur me një palë pantallona të ngushtë kafe dhe me një golf të zi, Kim tregoi format e saj bombastike. Edhe Khloe duket mjaft në formë. E veshur në blu, me flokë bisht dhe me syze ajo u fotografua pranë Kim.

Ndërsa motra tjetër e tyre, Kourtney, e ka mbajtur fjalën që ka dhënë. Ajo nuk do të marrë pjesë në seritë që po planifikohen dhe realizohen, pasi për të dalja në publik bëhet vetëm kur ndihesh mirë.

Në një intervistë në Ellen Show, Kim u shpreh: “Kourtney pëlqen të shfaqet në publik kur ajo dëshiron, kur ndihet mirë”.

Kështu, Kourtney vazhdon të kërkojë ruajtjen e privatësisë dhe ndryshe nga dy motrat e saj që bëjnë bujë në ҫdo dalje, ajo preferon të shijojë jetën private larg mediave tradicionale apo atyre sociale.

Pas sezonit të 17-të që mbaroi një muaj më parë, motrat Kardashian pritet t’i mbajnë të gjithë të mbërthyer edhe me seritë e reja, që do të vazhdojnë të transmetohen pavarësisht mungesës së Kurtney-it.

Klan Plus