Një shkollë për t’u bërë drejtor shkolle, kopshti apo çerdheje. Kjo është risia në sistemin universitar shqiptar. Qeveria shqiptare ka certifikuar shkollën e drejtorëve, të cilën së pari do ta provojnë drejtuesit aktual të institucioneve të arsimit parauniversitar publike dhe private. Ky do të jetë dhe kushti që ata të vazhdojnë të mbajnë postin drejtues.

Pas drejtuesve aktualë, do t’u jepet mundësi edhe të tjerëve për t’u trajnuar në shkollën e drejtorëve, por duke plotësuar disa kritere.

Pas përcaktimin të godinës Ministria e Arsimit është duke hartuar kurrikulat mbi bazë të së cilës do të mësojnë ata që do të jenë drejtuesit e ardhshëm në arsim.

Tv Klan