Shkak, një tjetër ndërhyrje e Kinës

Hong Kongu shndërrohet sërish në arenë beteje mes manifestuesve pro-demokratikë dhe forcave të sigurisë.

Shkaku që i detyroi protestuesit në mes të pandemisë të mbushnin sërish rrugët është një projekt-ligj i ri, këtë herë i propozuar nga Kongresi Kombëtar Popullor në Pekin që ka atributet e parlamentit, për forcimin e sundimit të ligjit në krahinën gjysmë-autonome.

Ndër të tjera, projekt-ligji parashikon ndërhyrjen e forcave të sigurisë nga Kina, në ndihmë të atyre në Hong Kong në raste të jashtëzakonshme, çka deri më tani nuk lejohej. Manifestuesit pro-demokratikë e konsiderojnë projekt-ligjin si një përpjekje për t’i hequr Hong Kongut autonominë.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e quajti këtë përpjekje të Pekinit, “gjunjëzim” të lirive të qytetit.

Tv Klan