Reshjet e shiut dhe dëborës janë rikthyer sërish në vend. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar rajoni verior i Shkodrës ka regjistruar deri më tani sasinë më të madhe të reshjeve, ku trashësia e dëborës shkon deri në 40 centimetra.

Në zonën e Dibrës trashësia e borës në qytet është 10 centimetra, ndërsa në zonat e thella ka arritur deri në 30 centimetra. Pavarësisht reshjeve nuk ka pasur bllokim të rrugëve, por ARRSH bën me dije se në akset.

Kuben-Vasie, Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Stebleve dhe Trebisht-Doganë është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve. Reshje shiu e bore ka patur gjatë natës edhe në rajonin e Gjirokastrës, e të Tiranës. Në Dajt janë regjistruar reshje të dobëta bore.

Tv Klan