Ulen temperaturat, probleme me energjinë elektrike

Mëngjesi i së dielës ka rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit. Në Dibër dhe Bulqizë trashësia e saj ka arritur ne 5 centimetra ndërsa në zonat e thella arrin deri në 15 centimetër. Akset rrugore deri tani janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. 

Më problematike, situata është në qarkun e Kukësit, ku dëbora në disa zona arrin deri në 20 centimetra. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme.

E bllokuar është vetëm Njësia Administrative Arrën në Bashkinë Kukës ku lartësia borës shkon 30 centimetra. Shumë zona të thella të bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë kanë probleme me furnizimin me energjinë  elektrike.

Probleme me energjinë raportojnë edhe disa lagje të qytetit të Kukësit. Sipas sinoptikanëve kjo javë e dytë të Prillit do të ketë mot te paqëndrueshëm  madje dhe ulje të temperaturave me 3-4 gradë. Në zonat malore termometri do të shënojë edhe vlera negative.

Tv Klan