Që prej orëve të para të mëngjesit në Dibër kanë rifilluar reshjet e borës. Në lartësinë mbi 650 metra mbi nivelin e detit ato kanë intensitet të lartë. Trashësia e borës së re shkon deri në 20 cm në Lurë , Kalanë e Dodës  dhe Selishtë. Rajoni i Shkodrës, e sidomos fshatrat Fushë – Arrëz dhe Qafë – Mali kanë qenë më të prekurat nga vështirësitë e motit. Akoma dhe sot, një pjesë e rrugëve rurale në këto vende kanë vështirësi në qarkullim.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vizituar banorët dhe ka shpërndarë ndihma ushqimore për fshatrat e izoluar.

“Në këto katër ditë kemi shpërndarë gati 42 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Nuk është aq sa duhet, mbase nuk mjafton. Të gjithë njerëzit janë në këmbë: e gjithë struktura shtetërore, Emergjencat Civile janë në këmbë.”

Akset rrugore Peshkopi – Tiranë , Peshkopi – Kukës kalohen pa probleme pa zinxhirë. Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë në zonën e Steblevës. Rrugët rurale janë të hapura përveç asaj rrugës Peshkopi – Lurë që është e bllokuar.

Tv Klan