Rikthehen shfaqjet në teatrin “Skampa”


Rikthehen shfaqjet në teatrin “Skampa”

19:54 12/09/2021

Sezoni nis me komedinë “Zonja nga Argjentina”. Aktorët: Të lumtur që rikthehemi tek publiku

Teatri ‘Skampa” në Elbasan e ka nisur sezonin e ri me një komedi.   “Zonja nga Argjentina” është një  shfaqe e parë plot nota humori me regji të Adonis Filipit. 

Regjisori Filipi shprehet hapja e sezonit me një vepër me karakter argëtues u bë për shkak se pandemia e i ka ngarkuar njerëzit nga ana emocionale.

“Veç pjesëtarëve të trupës së aktorëve të teatrit “Skampa” në Elbasan si Egla Ceno, Mario Elezi, Elona Mamo, komedia do të ketë protagonist  një nga aktorët e Teatrit Kombëtar, Helidon Fino. Edhe për vetë aktorët rikthimi në skenë dhe pranë publikut është një lajm i mirë”.

Organizatorët thonë se teatri do të funksionojë në 30% të kapacitetit duke respektuar protokollet e sigurisë për mos përhapjen e covid-19.

Shfaqja ka pasur mjaft interes dhe do të pasohet nga aktivitete të tjera të rëndësishme për të arritur kulmin me Festivalin Ndërkombëtar të teatrove që zhvillohet për çdo vit. Në rast të përkeqësimit të situatës së COVID-19, drejtuesit e teatrit Skampa po shqyrtojnë mundësinë që shfaqjet ti japin në mjedise të hapura.

Klan News







Të ngjashme