Pasi iu rikthyen skenës në 2019-ën, grupi i famshem Spice Girls tashmë po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice Ëorld. Grupi i famshëm që u nda zyrtarisht në vitin 2000, thuhet se i është drejtuar një skenaristi të njohur për filmin e dytë për të shënuar 25 vjetorin.

Melanie C, Emma Bunton dhe Mel B janë dakordësuar ndërsa po shpresojnë shumë që dhe Victoria Beckham të bëhet pjesë, pasi refuzoi ribashkimin në turneun e tyre të fundit. Një burim për The Sun bëri me dije se është ende në fazat e hershme por ata po flasin me emra në biznes, gjë që dëshmon se e kanë marrë seriozisht rikthimin në ekranin e madh.

Hera e fundit që grupi u ribashkua ishte në vitin 2019, kur ata bënë një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Filmi i parë theu rekorde fitimesh me më shumë se 125 milion dollarë, duke u bërë filmi më fitimet më të larta të të gjitha kohërave nga një grup muzikor, pavarësisht se u prit me mjaft kritika.

Klan News