Ato lanë gjurmë në vitet 90-të me muzikën e tyre. Më shumë se 85 milionë disqet e shitura, i bëjnë Spice Girls një prej grupeve më të dashura të të gjitha kohërave, të muzikës pop.

Sot 5 vajzat britanike, janë mbledhur sërish, të gatshme për t’u rikthyer në skenë. Pas  bisedimeve të gjata me shtëpitë diskografike, Spice Girls pranuan një kontratë marramendëse prej 50 milionë dolarësh, nga 10 milionë për secilën.

Geri Halliwell, Melanie C, Melanie B, Victoria Beckham dhe Michelle Stephenson, do të jenë përsëri ‘Spice Girls’. Një ndër projektet e planifikuara janë një numër i madh spektaklesh televizive në Kinë, pjesëmarrja në një Talent Shoë dhe një album i ri.

Prej vitesh 5 vajzat kanë zhvilluar karrierën të ndara, me përjashtim të Victoria Beckham, e cila bashkë me bashkëshortin David Beckham, kanë ndjekur rrugën e modës. Për këtë arsye Victoria u ka kërkuar vajzave të tjera, të jetë pjesë e grupit por të mos jetë e detyruar të këndojë.

Tv Klan