Rikthehen virozat në qarkullim



Rikthehen virozat në qarkullim

16:14 12/05/2021

Mjekët: Shenjat klinike të ngjashme me Covid-19

Bashkë me Covid në vend po qarkullojnë edhe virozat, të cilat po prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Sipas bluzave të bardha, tashmë ka një rritje të numrit të të prekurve me viroza dhe një ulje të atyre të dyshuar me Covid-19.

“Kemi një trend në ulje dhe goxha në rënie të infektimeve me virusin e Covid-19 dhe kemi një trend në rritje të virozave të stinës që prekin kryesisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes, dhe simptomat e tyre janë të ngjashme në disa prej tyre me Covid-19”.

Virozat në qarkullim po shfaqen me të njëjtat shenja klinike si Covid-19, në shumicën e rasteve me një temperaturë mbi 38.

“Ka kryesisht temperaturë që zgjat tre ditët e para dhe pastaj është në rënie. Dy-tre ditë temperaturë subfebrile, kollë ngacmuese kryesisht gjatë natës, rrufë të shpejtë”.

Sipas mjekëve mosha më e prekur është ajo mesatare, aktive për punë si dhe fëmijët.

Tv Klan







Të ngjashme