Pas pesë vitesh mungesë, këngëtarja Avril Lavigne është gati për t’iu rikthyer skenës. Këngëtarja kanadeze, përmes një videoje në Twitter bëri të ditur për të gjithë fansat se do të zhvillojë një turne në Amerikën e Veriut.

Avril para pak kohësh publikoi këngën e saj të re “Head Above Water”, pas një shkëputje në muzikë. 34-vjeçarja ka vuajtur nga sëmundja Lyme, e cila është një infektim i rëndë i lëkurës dhe shpeshherë rezulton të jetë edhe vdekjeprurëse.

Për të teoritë konspirative se mund të ketë vdekur dhe se është zëvendësuar nga sozia e saj nuk kanë munguar asnjëherë. Shfaqja e këngëtares në publik pas një kohë shumë të gjatë shtoi edhe më shumë dyshimet për vdekjen.

Kjo pasi fytyra e këngëtares, mënyra e të shkruarit madje dhe stili në të veshur nuk ishin aspak të ngjashme me atë të këngëtares disa vite më parë. Por fansat e saj besnikë janë të fokusuar te turneu, të gjitha biletat janë shitur dhe janë gati të shijojnë muzikën e saj.

Klan Plus